Federico Dimarco do të mungojë në ndeshjen Kroaci-Itali, takim  që do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës në Leipzig. Mbrojtësi axurr nuk u stërvit sot dhe në këto kushte, nuk është gati për sfidën e fundit të grupeve. Trajneri Spalleti, duhet të mendojë për zgjidhje të tjera, në një takim ku duhen pikët.

Kujtojmë që mbrojtësi anësor luajti 83 minuta ndaj Shqipërisë në Europian dhe 90 minuta ndaj Spanjës. Italia renditet në vendin e dytë me 3 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb