Shefi i qeverisë italiane, Giuseppe Conte, njoftoi të mërkurën se qeveria e tij i kishte propozuar Komisionit Europian një ulje në 2,04% të PBB-së të deficitit publik për vitin 2019, ndërkohë që në projektbuxhetin e refuzuar nga BE-ja deficiti ishte 2,4%.

“Një punë teknike na mundësoi që të arrijmë një marzh negocimi sepse ne kemi rekuperuar disa burime financiare. Dhe këto burime financiare do t’i përdorim për këto negociata me komisionin. Nga 2,4% arritëm të zbresim në 2,04%”, deklaroi ai në përfundim të një marrëveshje me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

“Komisioni Europian do të vlerësojë tani propozimet e marra këtë pasdite. Punimet do të vazhdojnë në ditët në vijim”, shpjegoi një zëdhënës i ekzekutivit europian.

Komisioni Europian kishte kundërshtuar më 23 tetor projektbuxhetin italian, duke e gjykuar jashtë normave europiane, duke arritur në pikën që të merrte parasysh edhe vendosjen e sanksioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: