Instituti Shtetëror i Statistikave të Italisë (ISTAT) ka njoftuar se niveli i lindjeve në vend ka regjistruar rënien më të shpejtë në 100 vitet e fundit dhe se tkurrja e popullsisë është parandaluar nga emigrantët.

Sipas të dhënave të publikuara nga ISTAT, numri i lindjeve në vend i cili është në rënie që nga viti 2015, ka rënë në nivelin e viteve 1917-1918, ku ishin të pranishme epidemitë dhe Lufta e Parë Botërore.

Theksohet se emigrantët që kanë ardhur në vend gjatë 40 viteve të fundit kanë qenë faktori më i rëndësishëm në parandalimin e zvogëlimit të popullsisë.

Që nga janari i këtij viti, numri i emigrantëve që jetojnë në Itali arrin në 5.2 milionë dhe përbën 8.7 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërsa numri i emigrantëve të mitur në vend është mbi 1.3 milionë dhe se se 75 për qind e tyre kanë lindur në Itali. Ata përbëjnë 13 për qind të totalit të popullsisë rinore.

Në raport, vihet në dukje se më shumë se gjysma e të rinjve mes moshës 20-34 vjeç (rreth 5.5 milionë) jetojnë me familjet e tyre. Në vend ka 2.2 milionë njerëz mbi 85 vjeç.

“Ne duhet të kthehemi prapa rreth një shekull”

Drejtori i ISTAT, Gian Carlo Blangiardo, tha se në vitin 2018 në vend janë regjistruar 439 mijë lindje dhe krahasuar me vitin 2008, kjo shifër është 140 mijë më pak.

“Ne duhet të kthehemi rreth një shekull prapa për të parë situatën e ngjashme aktuale demografike”, tha Blangiardo i cili ka ndarë informacionin se sipas shifrave të vitit 2016, në Itali 45 për qind e grave mes moshës 18 dhe 49 vjeç, nuk kanë patur ende fëmijë.

Në Spanjë prej 4 vitesh po regjistrohet humbje e popullsisë

Problemi demografik në Itali shihet në shumicën e vendeve evropiane.

Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës (INE) në raportin që publikoi, njoftoi se në vitin 2018, numri i lindjeve ka rënë me 40 për qind krahasuar me 10 vjet më parë. Në raport theksohet se në Spanjë në vitin 2018, ka patur 369.302 lindje dhe 426.053 vdekje. Sipas të dhënave në vend 4 vite me radhë regjistrohet humbje e popullsisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: