Italia mbylli sot zyrtarisht presidencën 6-mujore të Bashkimit Europian me një fjalim të kryeministrit Matteo Renzi në Parlamentin Europian. Përpara eurodeputetëve në Strasburg, Renzi deklaroi se Italia është përpjekur t’i japë Europës, një shpirt, sepse “për ne, Europa është liria.”

Ai i ka kushtuar një vend të posaçëm në fjalën e tij, integrimit europian të ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se “ne kemi nevojë për partnerë për të zbutur kërcënimin e terrorizmit. Në Europë nuk mund të bëjmë pa Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi,- ka thënë ai. – Zgjerimi nuk mund të bllokohet për shkak të frikës.”

Kryeministri Italian ka theksuar se në këto gjashtë muaj të presidencës, “kemi bërë shumë dhe se italianet e dinë që sfida e tyre nuk është këtu, por në shtëpinë e tyre.”

Renzi ka nënvizuar faktin se Italia kërkon t’i ofrojë një vend shprese, gjeneratave të reja.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka vlerësuar mesazhin e Kryeministrit italian dhe pasi e ka përshëndetur Renzin me një mesazh në rrjetet sociale, shkroi: “Europa duhet të përballet me frikën para se të jetë shumë vonë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: