Giuseppe Conte është betuar për besnikëri ndaj Republikës dhe Kushtetutës italiane përpara Kreut të Shtetit, Sergio Mattarella, në sallën e festave të Presidencës. Pas Contes u betuan 21 ministrat e qeverisë së re. Anëtarët e qeverisë u transferuan më pas në Palazzo Chigi për ceremoninë e inaugurimit me Këshillin e parë të Ministrave. Gjatë takimit, Conte tha se ai i kishte komunikuar Ursula Von Der Leyen emërimin e Gentilonit si komisioner i BE-së.

Qeveria e mëparshme e koalicionit e drejtuar nga zoti Conte u rrëzua muajin e kaluar pasi partneri i tij Lega e krahut të djathtë, udhëhequr nga Matteo Salvini, u tërhoq.

Dhjetë ministra janë të lëvizjes populiste 5-yjet, partia më e madhe parlamentare. Demokratët e qendrës së majtë kanë nëntë ministra dhe një parti e vogël e krahut të majtë ka një. Ministri i brendshëm, i cili merret me politikën e emigracionit, nuk ka përkatësi partiake.

Jetëgjatësia e këtij koalicioni ish-rivalësh mund të varet nga vendosmëria e tij për të shmangur zgjedhjet e parakohshme që mund të sjellin në pushtet zotin Salvini, i cili ka një platformë anti-emigracion. Lega triumfoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të majit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: