https://www.youtube.com/watch?v=i0v11nGD5CU&feature=youtu.be
ITALI- Këngëtari i mirënjohur italian Mango është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak, ndërsa mbante një koncert në provincën e Matera. Pikërisht teksa këndonte këngën ‘Oro’, një nga këngët e tij më të famshme, Mango është ndjerë keq. Pasi ka lënë koncertin ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka mbërritur atje pa jetë. Këngëtari ishte i njohur për shumë këngë, ku mund të veçojmë njërën prej tyre ‘La Rondine’.
Vdekja e këngëtarit ka shokuar të gjithë fansat dhe miqtë, të cilët janë shprehur për humbjen e tij në rrjetet sociale.
Stafi me të cilët Mango bashkëpunonte i kanë shprehur ngushëllimet familjes së tij, ndërsa shkruajnë se Mango do mbetet i gjallë në zemrat e tyre.
“Dallandyshja jonë (La rondine) fluturoi larg në qiellin e gabuar… Pino ti do mbetesh gjithnjë në zemrat tona, ashtu këndoje vite më “Nuk do vdesim kurrë’.

Mango ka marrë çmimin e kritikëve në 1985 në Festivalin e Sanremos. Këngëtari u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare.
JETA
Në 6 Nëntor ai festoi 60 vjetorin e lindjes, ndërsa fill pas kësaj ai nisi një tur koncertesh austikë, të gjitha këto për bamirësi. Koncerti i fundit do mbahej në Policoro me temën ‘Solidaritet dhe integrim”, fondet e të cilit do shkonin për ndërtimin e një shkolle në Balama, në Guinenë e Re.
Përveç Mangos do të ishin të pranishëm edhe gruaja e tij Laura Valente, Dino Paradiso, Franco Fasano, Roberta Albanesi, Fabio Rondinelli dhe Metis Di Meo.
Karriera e tij ka nisur shumë herët, në moshën shtatë vjeçare me grupet lokale. Në 1975 ai shkoi në Romë dhe regjistron me RCA albumin e tij të parë, “E dashura ime është shumë e nxehtë “.
Tekstet e tij tërhoqën vëmendjen e disa këngëtarëve me zë si Patty Pravo dhe Mia Martini. Në 1984 nxjerr këngën, “Mama Woodoo” me një tekst të Mogol, e transformuar më pas në “Oro”. Ndër sukseset e shumta të Mango kujtojmë çmimin e kritikëve, në 1985, në Festivalin e Sanremos me “The Journey”. Në të njëjtin vit ai u takua me këngëtaren Laura Valente, e cila u bë bashkëshortja e tij pas disa vitesh. Me Valenten ai ka edhe dy djem.

(o.d/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: