Autoritetet lokale në Itali kanë vendosur paralajmërime pasi vullkanet Etna dhe Stromboli janë bërë aktive.

Udhëtarët që përdorin aeroportin më të madh të Sicilisë, Katania, po përballen me anulime si shkak i shpërthimit të vullkanit Etna.

Vullkani aktiv, më i larti në Evropë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit gjatë javës së kaluar.

Stromboli, në ishullin e afërt Aeolian, gjithashtu mund të shpërthejë menjëherë.

Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia në Katania ka raportuar se hiri që buron nga mali Etna ka arritur në 4.35 kilometra në ajër.

Si rezultat, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore pranë vullkanit u detyrua të mbyllet, shkruajnë mediat e huaja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: