Ndeshja e sotme e Italisë ndaj Kroacisë do të jetë vendimtare për Azzurrit e Spallettit për kualifikimin nga faza e grupeve të Euro 2024.

Pas humbjes me Spanjën, është e arsyeshme të pritet një reagim i fortë nga Italia. Megjithatë, ndeshja ndaj Kroacisë nuk do të jetë e thjeshtë, sidomos nëse analizohet bilanci i ndeshjeve të mëparshme.

Në fakt, në tetë ndeshje (nga viti 1991 e tutje) Italia nuk ka fituar kurrë/\. Kroacia për momentin është një tabu që njerëzit e Spallettit do të përpiqen ta shkatërrojnë këtë mbrëmje. Siç u përmend më lart, janë tetë ndeshje mes dy kombëtareve me një bilanc mjaft negativ për Italinë: pesë barazime dhe tre humbje.

Ndeshja e fundit mes tyre ishte në Euro 2012: ajo sfidë  përfundoi 1-1 me golat e Pirlos dhe Mandzukic.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb