Në vigjilje të klasikes evropiane, Antonio Conte është më i karikuar se kurrë: Janë ndeshje që luhen në 120%. Një muaj më parë kjo ndeshje nuk do luhej fare, askush nuk e besonte por sot jemi këtu për ta luajtur.
Si është gjendja e De Rosit? Nuk është e qartë aspak, duhet ta vlerësojmë në detaj, pasi kjo ndeshje luhet në maksimum, është një ndeshje shumë fizike.
Çdo të thotë një ndeshje Itali-Gjermani për Conten?
Është një ndeshje që luhet brenda dhe jashtë fushe, është një ndeshje e madhe për ne. Askush nuk do ta besonte që do vinim në këtë pikë, por ne jemi këtu pasi dolëm si kokë e grupit dhe pasi mundëm Spanjën. Duhet të jemi gati të kalojmë çdo vështirësi që mund të na ndodhi në fushë. Gjermania është një skuadër që të imponon respekt.
Si ndalet Gjermania?
E kemi studiuar dhe punuar shumë. Jemi përgatitur të përballemi me një skuadër e cila kur sulmon të bën keq. Ata kanë shumë cilësi, talent dhe një mënyrë lojë shumë fleksibile. Ata kanë një organizim të cilin e kanë zhvilluar ndër vite, jo më kot janë Kampionët e Botës, sot për sot janë skuadra më e kompletuar në botë.
Mund të presim ndryshime në këtë sfidë?
Çdo lojtarë i hedhur në fushë ka një vlerë të caktuar tek kjo skuadër, e sigurt është se çdo lojtarë që do të zbresin ë fushë do të japi gjithçka ka, kjo është pjesa më e rëndësishme.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: