Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi stuhia Boris vazhdon të sjellë shi të dendur në rajon.

Sllovakia dhe Hungaria po përgatiten për përmbytjet pasi niveli i ujit vazhdon të rritet në rajon, ndërsa Italia pritet të ketë reshje të mëdha shiu në ditët në vijim, shkruan BBC.

Për shkak të shirave të dendur gjatë 3 ditëve të fundit të paktën 19 persona kanë humbur jetën në Poloni, Republikën Çeke, Austri dhe Rumani.

Vende të tjera evropiane, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Italinë, tani po përgatiten për kushte të rënda moti në ditët në vijim.

Zonat kufitare çeko-polake janë ndër zonat më të goditura – 15,000 njerëz janë evakuuar në Republikën Çeke, 3,000 në Poloni dhe dhjetëra mijëra janë ende pa energji elektrike.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka shpallur një gjendje një mujore të fatkeqësisë natyrore, ndërsa përmbytjet më të rënda pritet të godasin nesër qytetin polak të Wroclaw.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: