ITALI

Koalicioni populist në Itali refuzon ”të përkulet” para Komisionit Europian dhe pritet të mos prezantojë asnjë modifikim të buxhetit të tij për vitin 2019 duke prezantuar rrezikun për sanksione financiare, një masë ende hipotetike.


Për koalicionin e përbërë nga Liga (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizja 5 Yjet (L5Y, antisistem), buxheti kundër masave shtrënguese do të gjenerojë rritje ekonomike, që për pasojë do të reduktojë deficitin publik dhe borxhin.


Kreu i qeverisë, Giuseppe Conte, priti dje në mëngjes dy zëvendëskryeministrat, Matteo Salvini (Liga) dhe Luigi Di Maio (L5Y) dhe një mbledhje e re parashikohet sot në mesditë, ndërkohë që Italia ka afat deri në orën 12:00 për të rishikuar projektbuxhetin e saj, njofton ata.


Autoritetet europiane, të mbështetura nga e gjithë eurozona, kritikojnë buxhetin italian që parashikon një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2019 dhe 2,1% në 2020.

Në datë 23 tetor, ky projektbuxhet, u kundërshtua nga Komisioni Europian, hera e parë në historinë e BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb