Mediat lokale italiane publikojnë një afishe të ngjitur në rrugët e Teramos ku u bëhet thirrje hajditëve shqiptarë e rumunë të qëndrojnë larg shtëpive të italianëve. ‘Trakti” nëse mund të quhet kështu ka në përmbajtje dhe shprehje plot kërcënim, ku thuhet ‘se nëse ndodhin vjedhje, do digjen shtëpi të shqiptarëve se ‘për një paguajnë të gjithë’.

“Hajdutë të ndyrë shqiptarë dhe rumunë, bij k… ky lajmërim është për ju. Shumë vjedhje dhe tentativa për vjedhje janë bërë në këtë zonë…Keni provuar në shtëpinë time dhe në shumë të tjera ia keni dalë. Ju siguroj se nëse kjo do të përsëritet do të vras dhe torturoj çdo të huaj që ka ardhur të jetojë këtu”, lexohet në njoftimin e publikuar.

“Unë bëj roje, po ju vëzhgoj dhe kur ju nuk e prisni do t’ju vë një thes në kokë dhe do t’ju çoj në shtëpinë time një nga një dhe ju siguroj që do t’ju bëj keq, po shumë keq. Ju këshilloj juve që sapo keni ardhur në këtë lagje, të respektoni rregullat ndryshe së shpejti do t’u vëmë zjarrin shtëpive tuaja. Mbani mend se “për një paguajnë të gjithë”, perfundon afishja.

Në fakt grabitjet nga bandat shqiptare, rumune e marokene janë bërë problem në Itali, ku vecanërisht në sy për stilin e vjedhjeve spektakolare janë sidomos shqiptarët.

traktipershqiptaret
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb