Bankina e Romës mbetet një temë e nxehtë në mediat italiane pasi është thuajse e pa mundur që C.Ranieri të konfirmohet në fund të sezonit, këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Spal. Analistë të ndryshëm sportiv kanë vlerësuar opsionet më të mundshme, trajnerët më të kuotuar për të marrë drejtimin e ekipit kryeqytetas.

2. Lista E Kombetares, Çudite Me Zgjedhjet E PanuÇit
2. Lista E Kombetares, Çudite Me Zgjedhjet E PanuÇit

Në daljen e tij të parë për mediat, Panucci saktësoi se nuk ka pasur kurrë një ofertë konkrete nga drejtuesit e Romës por në Itali vijojnë ta shohin trajnerin e Kombëtares Shqiptare si kandidat potencial. Emri i parë dhe më i lakuar është ai Maurizo Sarri. Humbja e fundit kundër Everton tronditi edhe një herë të ardhmen e tij në stolin e Chelsea. Mundësia që Sarri të marrë drejtimin e Romës sezonin e ardhshëm vlerësohet me koeficientin 4.

La Gazzeta Per Panuccin
La Gazzeta Per Panuccin

Christian Panucci, trajneri aktual i Shqipërisë, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kuotohet me koeficientin 4,50 ndërsa në vendin e tretë renditet Vicezo Montella. Rikthimi i “aeroplanit” në krye të Romës vlerësohet me koeficientin 5. Shumë të më shkëputur vlerësohet emrat e Conte e Donadoni, të dy vlerësohen me koeficientin 7,50 .

Panucci Roma
Panucci Roma

Një pistë shumë e vështirë është ajo e Daniele De Rossi. Kapiteni është në skadencë kontrate, e ardhmja e tij si trajner nuk është e largët, pse jo që në fund të këtij sezoni, ky opsion vlerësohet me koeficientin 100.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb