Një i ri 26-vjeçar me origjinë shqiptare, që mbrëmjen e 27 marsit kishte hyrë për të grabitur në banesën e një kamionisti, mes Casteggios dhe Montebellos, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Pavias. Mësohet se i riu është qëlluar me pushkë nga pronari i banesës.

Policia italiane është ende duke hetuar për rastin dhe po zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes. Paraprakisht, mësohet se i riu shqiptar shoqërohej edhe nga një person tjetër, i cili ka arritur të humbë gjurmët.
Capture
Sipas hetimeve të deritanishme, i zoti i shtëpisë ka dëgjuar zhurma të dyshimta gjatë natës dhe ka mbushur pushkën. Me të dalë në oborr, ai ka pikasur të riun shqiptar, të maskuar.

Italiani ka qëlluar vetëm njëherë në drejtim të tij, ndonëse i riu ka tentuar të largohet. Pak metra më tutje ai është gjetur i shtrirë në rrugë me një plagë në pjesën e sipërme të trupit.

Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë. Mësohet se ai po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa hetimet kanë nisur edhe për 56-vjeçarin italian.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb