VLORE- Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qëndrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: