Nga Brikena Metaj

GJIROKASTËR- Drejtori i Ujësjellësit të Tepelenës, Arben Kaçori është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga asambleja e aksionerëve në datën 23 mars, ndërsa prej ditës së sotme drejtori i dikurshëm i kësaj shoqërie aksionere, Arben Kaçorri është i papunë.

Shkak i shkarkimit të menjëhershëm të tij nga puna, me firmën e dy kryebashkiakëve Tërmet Peçi, Tepelenë dhe Durim Roshi, Memaliaj duket se ka qenë mungesa e profilit të duhur arsimor për të drejtuar këtë institucion në krye të të cilit Kaçorri ka drejtuar prej vitit 2012. Një vit më parë ai është riemëruar në këtë detyrë, post që duhej ta mbante deri në vitin 2020.

Debatet e javëve të fundit sollën edhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Gjithçka nisi pas publikimit pak ditë më parë të një mesazhi që ish-drejtori Kaçorri i ka drejtuar kryeministrit Rama ku ai kritikonte pa doreza kryetarin e bashkisë Memaliaj duke kërkuar llogari prej tij për pengesë të investimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Vitet e fundit ndërmarrja e ujësjellës – kanalizimeve Tepelenë ka qenë ndër më të suksesshmet në rang vendi. Shifrat zyrtare flasin për shifra realizimi në 99.2% për vitin 2017, ndërsa tremujori i parë i 2018 shkon në 120%. Por pavarësisht kësaj duket se kërkesa e llogarisë për mbarëvajtjen institucionale i ka kushtuar tashmë ish- drejtorit Kaçorri, punën.

POSTIMI I ISH-DREJTORIT TË UJËSJELLËSIT
Më fal për shqetësimin Kryeministër !
Ka më shumë se 1 muaj që Kryetari i Bashkisë Memaliaj ka bllokuar punën e U.K Tepelenë…ka krijuar konflikt për arsye personale e klienteliste…ka bllokuar aksionin e ujit me qëllime të mbrapshta…e them me fakte këtë: Nuk paguan faturat e ujit të shkollave, çerdheve, kopshteve… ndërkohë që blen makinë luksoze me lekët e taksapaguesve…nuk ka blerë qoftë edhe 1 metër tubo uji që nga koha që është bërë kryetar afro 3 vjet…nuk ka blerë asnjë pompë uji për banorët që vuajnë për ujë në fshatra…por me fodullëk i përzë për tek ujësjellësi…po mundohet çdo ditë të bllokojë çeljen e fondit të ujësjellësit me pretekstin se nuk është bërë dëgjesë publike…po vetëm protesta të banorëve në stinën e verës që ngelen pa ujë…një kryetar që nuk merr mundimin të bëjë minimumin e detyrës që i takon me ligj…dhe që abuzoi në mënyrë skandaloze me sheshin e qytetit 1 miliardë lek tek firma e krushkut të tij…një kryetar që nuk firmos vetë në dokumente zyrtare po detyron zv. e tij…deri më sot nuk kam reaguar duke respektuar në maksimum normat dhe detyrimin që kam për PS dhe Tërmet Peçin në veçanti…të lutem ma kushto pak kohë me këtë problem…se nuk pyeta në 21 janar që u hodha para autoblindës së regjimit nuk e llogaris fare këtë kryetar hajdut Durim Roshi…për çka të shpreha të garantoj vërtetësinë…në të kundërt largohem nga detyra…sinqerisht Arben Kacorri Dr U.K. Tepelenë 4 shkurt 2018.

Arben Kacorri (1)

Arben Kacorri (3)

Arben Kacorri (4)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb