Analistët Arion Sulo dhe Dritan Hila kanë zhvilluar një debat në lidhje me faktin që dhëndri i Donald Trump pritet të marrë Sazanin e Zvërnecin për investime në resorte.
Sulo tha se qeveria e Ramës i ka ka dhënë tokë amerikanëve, i kanë falur ishuj e tokë. Ndërsa, Hila theksoi se zona e Sazanit dhe e Zvërnecit janë këneta e toka boshe dhe investimet janë tepër të mira për vendin tonë. Hila tha se “amerikanët nuk vunë rrotat në Sazan e Zvërnec që t’i marrin me vete”.
Arion Sula: I falëm Sazanin amerikanëve.
Dritan Hila: Është tokë bosh, kënetë. Në Zvërnec ka vetëm 100 pleq.
Arion Sulo: Pronat nuk zhduken, le të jenë banorët ku të duan.
Dritan Hila: Se nuk i vuri rrotat ai dhe e çoi në Amerikë. Ka probleme me pronat. Kanë marrëveshje me pronarët, që kanë certifikata.
Arion Sulo: Fare nuk ka marrëveshje. Në Zvërnec, ia kanë marrë pronën një profesori që jeton në Amerikë. Zvërneci është zonë e mbrojtur. Kaq na duan këta liderët e mëdhenj neve Erdogani e Trumpi etj apo iu lëmë copa-copa tokash? Futesh dot në resortet e këtyre, që bën 500 euro/nata. T’i kanë marrë pronat ty dhe fëmijëve të tu. Nëse kalon Llogaranë, bën 500 euro në natë.
Dritan Hila: Në Sazan na trembin lepujt. Nuk na i marrin me karrocë. Të vijnë investitorët, janë të mirëpritur. Janë 100 lejlekë aty dhe për to nuk do lëmë investimet të bëhen.
(Balkanweb)