Është zbardhur deklatata e adoleshentit në Bilisht, që mbante në çantë një biçak. 13 vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqija, por e ka harruar biçakun në çantë pa dashje.

Sipas tij, një ditë më parë ka qënë duke luajtur në ambjentet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.

Pyetur nga policia edhe psikolog apo mësues në këtë shkollë ato kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë shok.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: