Një 38 -vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Lënda kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftim:

•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb