VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Arrestimi i Kreshnik Metushaj, 28 vjeç, banues në Vlorë u bë në banesën e tij në lagjen “4 Herinjtë” Vlorë, pasi më datë 29.05.2015, Kreshnik Metushaj në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), u kapën në vendin e quajtur “Kuzum Baba” me 29 KG (kilogram) lëndë narkotike të llojit “Çokollatë”.

Gjithashtu, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: