ITALI- Mbi 300 kilogramë hashash janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga Policia italiane në kuadër të një operacion anti-drogë. Mësohet se droga ishte pjesë e një trafiku Marok-Spanjë-Itali.

Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 5 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion në të cilin kishte perime. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se droga ishte fshehur pishtë domateve.

Policia vuri në pranga shoferët e kamionit, ndërsa po hetohet për lidhje të tjera të mundshme që mund të çojnë në zbulimin e të gjithë rrjetin.

Deri më tani nuk ka informacione për identitetin e të arrestuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: