Një 33-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Titanium” u vu në pranga shtetasi me inicialet Gj.M., të cilit iu sekuestruan armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundraligjshme.


Mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, bënë arrestimi në flagrancë të të riut. Policia sekuestroi një pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: