Drejtoria Vendore e Policisë Fier njoftoi se shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të kontrolleve për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. K., 23 vjeç, banues në fshatin Remas, Divjakë.
Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Më pas, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Fier, u krye një kontroll në dy automjete të tjera të parkuara në oborrin e banesës së tij, ku u gjet dhe u sekuestrua sërish një sasi e vogël cannabis sativa, si dhe 12,000 euro.