L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç kanë rënë në pranga nga policia pasi gjatë kontrolleve, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Teksa policia i ka arrestuar, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparatëët elular.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.