Plot 130 qytetarë që kanë mbetur jashtë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit janë strehuar prej ditësh në Prestige Resort ku pak nga pak po harrojnë traumën e asaj nate dhe po u shërbehet me të gjitha mundësitë për t’u ndjerë më mirë edhe se në shtëpitë e tyre.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur”, erdhën rrëfimet e familjes Thartori. Dy bashkëshortët Ramazan dhe Bajame treguan gjithçka kanë përjetuar që nga 26 nëntori deri tek akomodimi në “Prestige Resort”.

Për të folur për këtë eksperiencë që do të mbahet mend nga të gjithë, ka ardhur në studio edhe zëri i shefit të logjistikës në “Prestige Resort”, Olsi Zyka. Ai tregoi se që në momentin e parë kanë qëndruar pranë banorëve 24 orë, për t’iu siguruar çdo gjë që iu nevojitej.

“Sapo na vunë në dijeni që do presim qytetarë të prekur nga tërmeti, kemi kontrolluar dhomat e shtëpizat i kemi bërë gati për familjet e prekura nga tërmeti. Kemi përgatitur ushqim për ta pasi ishin të pangrënë. Më pas i kemi pritur dhe iu kemi siguruar çdo gjë të nevojshme për ta dhe për fëmijët. Edhe vetë kemi qëndruar këtu natë e ditë për të qenë në shërbim të tyre. Kemi shkuar vetë dhe kemi marrë ndihma të nevojshme për qytetarët që u strehuan tek ne. Bënim një listë çfarë iu duhej banorëve, si rroba e këpucë, se erdhën me një shapkë dhe një këpucë”, tregoi Zyka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb