Ajo që ndodh në Shkodër është një situatë e paprecedentë për më tepër e përsëritur në kohë, por si gjithnjë reagimi është i vakët në rastin më të mirë. Një ditë më parë klubit të Vllaznisë iu kërcënua i gjithë stafi drejtues, çka solli dhe ndërprerjen e stërvitjes, por kur të gjithë prisnin një reagim të fortë, klubi i Vllaznisë është ende duke monitoruar situatën. Pas një mbledhje maratonë, dhe pas më shumë se 24 orë vonesë, klubi i Vllaznisë pranon në heshtje atë që ka ndodhur:

Vllaznia
Vllaznia

REAGIMI

Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon:
Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.
Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb