TIRANE– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka zhvilluar seancën e dyte për vlerësimin e vendimit të KPK nëse ish-kryetari i organit të akuzës, Adriatik Llalla, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk mori pjesë në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj, i cili tha se klientit të tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi i drejtesisë, rivlerësimi ndërpritet.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Ballhysa tha se megjithëse Llalla ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, ai nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”- tha Ballhysa.

Pas dëgjimit të palëve, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se vendimi përfundimtar për Adriatik Llallën do jepet të hënën në 11 qershor, në orën 13:00.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.
WhatsApp Image 2018-06-06 at 13.09.31
Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb