Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme.

Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës nga mjekët të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua. .

Në një reagim të bërë pasditen e djeshme spitali “Evangelismos” i Athinës deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme.

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb