Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ka reaguar pas gjestit të bërë dje ndaj protestuesve të Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë. Ai iu ka kërkuar ndjesë atyre që mund të ketë fyer dhe shton se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.


“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, shprehet ambasadori Borchardt.


Osce
Osce

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt u përball dje me një qëndrim jo miqësor nga turma e protestuesve të Unazës së Re që ndodhej tek Drejtoria e Policisë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Një prej protestuesve thiri “Shame on you” (Të të vijë turp), teksa kalonte ambasadori Borschard. Ai nuk është kthyer por vetëm ka ngritur gishtin e mesit dhe ka vijuar rrugën.
Pas këtij gjesit erdhën reagime të shumta nga opozita shqiptare, madje kërkuan dhe largimin e OSBE nga vendi.


Borschardt
Borschardt

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb