Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje.

I arratisur shumë vite më parë nga burgu, policia ka tentuar ta arrestojë. Kjo ishte tentativa e katërt e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i arratisej policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë./INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: