Gjatë muajve të fundit nga një vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për punë janë penalizuar një pjesë të madhe të invalidëve para dhe tetraplegjikë në Elbasan.

Nga ky vendim ka ardhur përgjysmimi i pagesës së paaftësisë për një numër të konsiderushëm përfituesish, pasi askush nuk dëgjoi ankesat dhe kërkesën e tyre për sqarim nga Ministria e Shëndetësisë.

Invalidët në Elbasan kanë nisur sot një grevë urie e cila e do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit.

Në bazë të VKM nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.

Mirëpo ky i fundit duket se ka dënuar invalidët, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe nuk përballojnë as nevojat e tyre mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb