KORÇË

Banorët e Floqit në Korçë kanë dalë sot në protestë duket kërkuar vlerësim të drejtë të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 1 qershorit.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se 10 familje të fshatit Floq kanë protestuar për vlerësimin e shtëpive, sipas tyre të padrejtë.

Vlera e përcaktuar deklarojnë banorët nuk është e mjaftueshme për riparimin e dëmeve duke kërkuar edhe njëherë ndërhyrje nga shteti për një vlerësim të dytë.

Banorët kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre, pasi për ta ky vlerësim është qesharak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb