TIRANË

Pas 25 vitesh, prokuroria për Krime të Rënda rihapi një prej dosjeve më të mistershme që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, ku një grup ushtarësh grekë sulmoi postën kufitare me të njëjtin emër, duke vrarë komandantin e saj dhe një ushtar si dhe grabiti armatimet gjatë tërheqjes.

Në kuadër të hetimit të kësaj dosjeve, që vijon prej rreth 2 muajsh, prokurori Eugen Beci thirri në pyetje kryetarin e partisë Omonia për Himarën, Fredi Bejleri, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit te ekstremistëve grekë që sulmoi postën kufitare 10 prillin e 1994. Burimet thane se Bejleri u pyet në cilësinë e personit nën hetim për vepra terroriste kryer në bashkëpunim, sipas kodit te vjetër penal. Kjo pasi ka pasi ka dyshime të forta se ai shoqëroi ushtarët grekë pas masakrës me dy të vrarë; Fatmir Shehu, komandant i repartit dhe ushtarin Arse Gjini, ndërsa u plagosën disa të tjerë. Ai qëndroi për afro dy orë në prokurori duke dhënë shpjegime për ngjarjen e rëndë, e duke mohuar të ketë lidhje me krimin, përderisa pretendon se ndodhej jashtë vendit në kohën kur ajo ndodhi.

Fredi Bejleri u thirr në pyetje, pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të refuzojë kandidimin e tij në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Himarës. Ai rezulton i dënuar me me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”. Masakra e Peshkëpisë, është një ndër ngjarjet që mbart shumë pikëpyetje dhe ende nuk ka përgjegjës për vrasjet e ushtarëve. Familjarë të viktimave por edhe dëshmitarë të tjerë kanë deklaruar përpara hetuesve ndër vite se agresorët kanë pasur bashkëpunëtorë shqiptarë. Për llogari të hetimit, prokuroria për Krime të Rënda I është drejtuar me letër-porosi Greqisë, ndërsa në ditët në vijim pritet marrja e dëshmive të familjarëve të viktimave dhe personave të tjerë të dyshuar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb