DURRES

PS i është drejtuar me një kërkesë zyrtare gjykatës së shkallës së parë në Durrës, për të njohur Valbona Sakon si kryetaren e re të  Bashkisë së qytetit bregdetar. Kërkesë e cila do të shqyrtohet nga gjyqtari Shpëtim Reka.

Ndërkohë në një prononcim për gazetaren Klodiana Haxhiaj për “BalkanWeb”, znj. Sako u shpreh se ka bërë gati të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. “ Nuk do të tërhiqem nga rruga ime, mandatin e kam fituar me mund”  -u shpreh Sako.

Dy ditë më parë gjykata e Durrësit, refuzoi t’i japë mandati Valbona Sakos si kryetare e re e Bashkisë së Durrësit.

Në vendim gjykata e Durrwsit argumentoi se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi partia “Bindja Demokratike” është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb