Një ditë pasi policia i sekuestroi një pasuri me vlerë 500 mijë euro, që dyshohet se janë krijuar nga pastrimi i parave nga të ardhura kriminale, 72-vjeçari Luan Beshaj hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Policia njoftoi se ne pasuritë e sekuestruara janë 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare. Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enrik Mehmeti Beshaj thotë se nuk ka në pronësi asnjë automjet.

Persa i përket akuzave se 72-vjeçari ka qene i dënuar në Itali për trafik droge, ai shprehet se ka udhëtuar drejt këtij shteti për arsye shëndetësore jo, ku ka qëndruar më pak se 15 ditë. Ai shton se të ardhurat e janë siguruar me punën e 5 anëtarëve të familjes së tij dhe mohon që vlera të kapë shumen e 500 mije eurove.

Policia e Vlorës njoftoi dje për Sekuestro preventive mbi pasuritë me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave. Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj Luan Beshajt si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb