TIRANE- Detaje të reja janë publikuar për shtetasin italianin, të cilit iu sekuestruar 1.5 mln euro llogari bankare dhe asete. Ai quhet Stefano Lorenzi, dhe është pronar i një kompanie në të krijuar në Shqipëri.

Mësohet se shtetasi italian, rezulton me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve.

Për një periudhë të shkurtër kohore, kompania që drejtonte Lorenzi sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.

Në pak muaj aktivitet kompania merrte nga kompani të tjera të huaja sasi të mëdha parash duke i justifikuar si të ardhura nga fitimet. Këto para kryesisht në valute euro, i transferonte sërish jashtë vendit. Për këtë arsye u krijuan dyshime për pastrim parash.

Ndërkaq, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb