DURRËS
Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit ka prekur të madh e të vogël në Shqipëri që po ndjekin hap pas hapi çfarë po ndodh pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Durrës, Tiranë e Krujë dhe një numër viktimash që rritet nga momenti në moment.
Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur gjithçka çfarë po ndodh pranë kësaj familje ka raportuar edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja, mendohet që është 17 vjeç.
Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.
Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.
Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.
(m.k/BalkanWeb)