FUSHE BULQIZE
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fushë Bulqizë. Një fëmijë ka ndërruar jetë ndërsa motra e tij, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një grante, në vendin ku të miturit ishin duke luajtur.
Ngjarja është shënuar në fashtin Koçaj- Fushë Bulqizë, kur dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua. Dyshohet se granata ka shpërthyer ndërsa fëmijët kanë qene duke luajtur. Për pasojë, i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar në gjendje të rëndë për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet se granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.
(BalkanWeb)