Sonte në Bushat në derën e shtëpisë së Filip Dodajt është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Filip Dodaj, në një intervistë për gazetarin e Balkanweb Senad Nikshiqi tha se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se arsyet e ngjarjes janë mister. Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.

Flet Filip Dodaj që iu vendos tritoli: Nuk kam konflikte. Një person i maskuar duket ne kamera që vjen dhe hedh lëndën plasëse. Nuk kam dyshime. Jam punëtor, ndërsa fëmijët i kam jashtë Shqipërisë, nuk e kam idenë se kush mund të jetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: