Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi rezulton të jetë autor i pesë vjedhjeve. Në pranga ka rënë i riu E. B., banues në Urën Vajgurore, ku mes veprave të kryera është edhe vjedhja e varëses nga qafa me dhunë të disa shtetaseve.


Njoftimi i policisë:


Lushnjë, Fier


Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”. Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:

E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

•Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

•Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Konkretisht:

•Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

•Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

•Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: