VLORE– Masakra e Resulajt dje në Vlorë mori pas 8 jetë njerëzish, të cilët u vranë mizorisht nga kushëriri i tyre 24-vjeçar. Një trung familjar gati i shuar, mes tyre edhe dy fëmijë, 16 dhe 6 vjeç. Mes tragjikes dhe dhimbjes që ka pushtuar familjarët, por edhe banorët e zonës, një rreze drite vjen nga fundi i tunelit.

Albi Zykaj, 17 vjeç, është fëmija i tretë i Besim Zykajt, ndërsa rezulton të jetë i vetmi i mbijetuar nga masakra. Fatmirësisht adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Albi humbi gjithçka kishte, dy prindërit, (Besimin dhe Vasilikën) dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin. Po ashtu dora gjakatare e Ridvan Zykajt i mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.

Po ashtu, mes familjarëve që i mbijetuan masakrës ishin dhe dy djemtë e Azemit, që ndodheshin në emigrim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb