iutePay Bulgaria, pjesë e grupit iute, ka marrë licencën e Institucionit të Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qëndrore Bullgare. Kjo arritje i jep mundësi kompanisë të zgjerojë shërbimet e saj të pagesave në të gjithë Bashkimin Evropian.

CEO i grupit iute, Tarmo Sild, u shpreh se kjo licencë është një hap i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për t’u bërë ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të pagesave. “Licenca EMI e nivelit evropian na lejon të operojmë në të gjitha tregjet e BE-së, duke ofruar zgjidhje pagesash të shpejta, të thjeshta dhe të përshtatura për klientët,” tha ai.

Iute ofron shërbime pagesash, kredie dhe ndërmjetësimi për sigurime në vendet e Ballkanit dhe Moldavi. Në Shqipëri, shërbimet e pagesave ofrohen përmes një licence të parasë elektronike të marrë në vitin 2022, ndërsa në Moldavi, përveç iute Moldova, shërbime bankare ofrohen edhe përmes Energbank.

  • foto galeri

CEO i IutePay Bulgaria, Elmaz Ismail, theksoi se kjo licencë sjell mundësi të reja për klientët në Bullgari. “Klientët do të kenë mundësi të hapin llogari pagese që mund të përdoren për depozitime pagash, transferime të menjëhershme, pagesa faturash ose këste kredish,” tha Ismail.

“Synimi ynë është të mbështesim jo vetëm pagesat e përditshme të klientëve bullgarë, por edhe të bëhemi qendra kryesore për të gjitha transaksionet në euro,” shtoi ajo. “Gjithashtu, duam t’u mundësojmë klientëve dhe filialeve të tjera të iute akses në pagesa të menjëhershme në euro, pavarësisht nëse vendet e tyre janë pjesë e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme apo jo.”

IutePay Bulgaria planifikon të lançojë shërbime të reja për klientët në vitin 2025, pasi të përfundojnë përgatitjet dhe zhvillimet e nevojshme.

Grupi iute është një kompani fintech e themeluar në Estoni në vitin 2008. Ajo është e specializuar në financat për individë, shërbime pagesash, produkte bankare dhe sigurime. Iute Group shërben klientë në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Portofoli i kredive financohet përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara në tregun e rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic Main List.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb