Një lajm i keq për tifozët zikaltër pasi Ivan Rakitic i ka ‘mbyllur derën’ Interit. Mesfushori i Barclonës ka deklaruar  se është i lumtur në ‘Cam Nou’ dhe nuk dëshiron një aventurë me ndonjë klub tjetër.

Kroati ka qenë i përfolur kohët e fundit për një kalim te zikaltrit por ka qenë vetë mesfushori që i ka dhënë fund thashethemeve reth të ardhmes së tij.

“Nuk e di pse më lidhin me Interin. Nuk mund ta shpjegoj. I respektoj ekipet e tjera shumë. Interi është një klubi i madh. Kam bashkëkombas tek Inter që i respektoj shumë, por nuk do të shkoj atje. Jam i lumtur te Barcelona”, ka deklaruar Ivan Rakitiç.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb