Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Ivan Rakiticit ka deklaruar se kroati është i lumtur në Barcelonë, por të ardhmes së tij nuk i dihet. Mundo Deportivo raportoi se Interi ishte afër transferimit të kroatit për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Por përfaqësuesi i tij përgenjështroi lajmin por nuk përjashtoi një largim të mundshëm të Rakiticit nga Barcelona.

“Sot situata është e lehtë për t’u shpjeguar: Rakitic është shumë i lumtur në Barcelonë. Barca është një nga klubet më të mëdha në botë dhe Ivan është i lumtur që është pjesë e tyre”, ka thënë fillimisht Dejan.

“Megjithatë, nuk mund të them se ku do të jetë e ardhmja e tij. Sezoni nuk ka përfunduar akoma, kanë mbetur ende disa ndeshje. Ivan dëshiron të përqendrohet në finalen e Copa del Rey kundër Valencias dhe ai dëshiron të sjellë në shtëpi një tjetër trofe” u shpreh vëllai i Rakitic.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb