Ivana Knoll , tifozja seksi e Kroacisë e cila u bë e famshme në Botërorin 2022 në Katar për veshjet pikante në tribunat e stadiumit, vazhdon të tërheqë vëmendjen.

Modelja, një fanse e zjarrtë e Modric dhe kombëtares kroate, po përgatitet për ndeshjen e shumëpritur të mbrëmjes së sotme (e hënë 24 qershor në orën 21:00) mes Kroacisë të trajnerit Dalic dhe Italisë së Spallettit, ndeshja e fundit në Grupin B.

Knoll ka zgjedhur të provokojë Azzurrit në prag të sfidës, ndërsa në rrjetin social ka publikuar pamje ku ajo thyen spageti dhe shijon e kënaqur “.

“Mjaft italianë! Sonte do të thyhen makaronat ”, ishte mesazhi provokues i Ivana Knoll-it.

“Ti nuk di të gatuash gjithsesi ”, shkruan një tifoz italian i indinjuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb