MAQEDONI- Në fjalimin e tij për qytetarët e Maqedonisë, Presidenti Gjorgje Ivanov paraqiti një akt të përgjithshëm për ndërprerjen e të gjitha procedurave penale kundër personave nga pushteti dhe opozita. Ai tha se kjo shërben për ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore, ndaj ai këtë e sheh si mënyrë për dalje nga kriza politike.


Me këtë vendim ai ka amnistuar politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ivanov i ka amnistuar nga veprat penale ish-shefin e policisë secrete, Sasho Mijallkov, ish-ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.


Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish-ministry i Transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptar.


Presidenti Ivanov theksoi se është i përgatitur që t`i pranojë të gjitha kritikat të cilat pas këtij vendimi do të arrinin në adresë të tij, por është i bindur se ka sjellë një vendim të drejtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: