BEOGRAD- Ish-Kryeministri serb Ivica Daçiç është në qendër të vëmendjes së publikut serb, pas është përfshirë në një skandal seksual me dy pjesëmarrëse të famshme në një ‘Reality Show me Çifte’.

Këtë fakt e bën të ditur e përditshmja serbe Kurir. Bëhet fjalë për një ish-anëtare të grupit “Modelsice” Ruzica Veliçkovicc e cila në gjendje të dehur ka pranuar se ajo dhe Natasha, e cila gjithashtu konkurrojnë në këtë shfaqje, kanë pasur marrëdhënie seksuale me Daçiçin dhe se ai i ka paguar rreth 300 euro.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri deklaroi se kjo është një gënjeshtër dhe se për këtë gjë do të ngrejë padi.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: