Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i është përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Sigurisë.


Nisur nga lajmet e pak ditëve më parë, ku avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, Ismaili hodhi poshtë prentendimet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.


Në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë cështje, Ismaili tha se për Izet Haxhinë, ka një program masash si për cdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe se nuk ka patur asnjë aksident.


Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë,denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai tha se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit, ndërsa e konsideroi incidentin, një mesazh për t’i mbyllur gojën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb