IZRAEL- Katër persona kanë vdekur nga të shtënat në qendrën më të madhe tregtare të brendshme në Izrael.
Policia ka thënë për BBC se dy sulmues janë arrestuar, ndërsa i treti është në arrati.
Ata kanë sulmuar qendrën tregtare “Sarona Market”, e cila gjendet shumë afër Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë kryesore të ushtrisë.
Pesë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë, sipas emergjencës izraelite.

(sh.i/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb