Pesë persona humbën jetën në një sulm me raketa nga Hezbollahu në qytetin Metula në Izraelin verior.

Një nga të vrarët ishte shtetas izraelit dhe katër të tjerët ishin të huaj.

Raketa e lëshuar nga Libani goditi një zonë bujqësore pranë qytetit kufitar verior.

Në të njëjtën kohë, ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 6 punonjës shëndetësorë libanezë u vranë dhe 4 u plagosën sot në sulmet izraelite në Libanin jugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: